Tottenham ia prish serinë perfekte Chelseat
Tottenhami ia ka prishur serinë perfekte prej 13 fitoresh Chelseat, duke e mposhtur 2:0, në ndeshjen derbi të Premierligës, e cila sapo përfundoi, shkruan zeri.info.
Dele Alli ka qenë hero i Hotspur duke realizuar dy gola me kokë, në minutat 45 e 54, ndërsa “Blues” nuk ishin në formën e tyre më të mirë.
Me këtë rast, ekipi i Antonio Contes nuk arriti ta regjistronte rekordin prej 14 fitoresh radhazi në kampionatin anglez. Sidoqoftë, Chelsea mbetet lider i Premierligës. /Zëri/