Qeveria reagon ndaj ndalimit të Ramush Haradinajt
Pas ndalimit të Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.
Qeveria, në këtë reagim thotë se këto aktakuza janë të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha dikasteret kompetente të saj po angazhohen me prioritet për sqarimin e shpejtë të rrethanave të ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e aktakuzave të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë”, thuhet në reagimi e Qeverisë, transmeton "Zeri.info".