Berisha nënshkruan me Terek Groznyn

Bernard Berisha ka nënshkruar kontratë me Terek Groznyn sonte, duke i dhënë fund eksperiencës së shkurtër që e pati tek skuadra tjetër ruse, Anzhi, shkruan zeri.info.

Vetë përfaqësuesi kosovar e ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihet duke e nënshkruar kontratën me klubin e tij të ri.

“Nga sezoni i ardhshëm do të luaj për ekipin e Terek Grozny. Unë do të doja të falënderoja të gjithë ekipin, fansat e mi dhe mbështetësit për sa kohë isha në Anzhi. Faliminderoj per mikpritjen që më është bërë në Dagestan. Me Respekt Bernard Berisha”, ka shkruar mesfushori pejan. /Zëri/