Shqipëria thërret për herë të parë talentin e Sampdorias

Olger Merkaj është ndër ata të rinj shqiptarë që po bën mirë në futbollin italian këtë sezon, shkruajnë mediat shqiptare.

19-vjeçari i lindur në Vlorë ka shfaqur një formë pozitive me Tutokuoion në ligën e tretë italiane (Lega Pro).

Pas një fillimi paksa të vështirë pas huazimit nga Sampdoria verën e shkuar, sulmuesi ka ditur t’i shfrytëzojë mundësitë që i janë dhënë.

Dalëngadalë ai po e fiton vendin e titullarit, madje ka arritur edhe të gjejë rrugën e golit në kampionat dhe Kupë.

Përpjekjet e tij janë shpërblyer, pasi djaloshi i datëlindjes ’97 është thirrur për herë të parë në Kombëtaren U-21 të Shqipërisë.

Ai do të jetë nën urdhrat e trajnerit të ri Alban Bushi në grumbullimin që do të zhvillohet më 21-28 janar.

Olger Merkaj u grumbllua edhe nga Xhemal Mustedanagiç në përfaqësuesen U-17 në vitin 2014, por nuk mundi të luante asnjë ndeshje për shkak të një problemi shëndetësor që e detyroi të shtrohej në spital.