Ejupi: Dino Hasanajn e kisha mik, kurrë nuk kemi folur për Grandin (Video)

Sonte në emisionin “Komiteti”, biznesmeni Remzi Ejupi, ka folur për rastin e vdekjes së ish-drejtorit të Agjencisë Kosovare e Privatizimit, Dino Hasanaj.

Ai ka treguar se Hasanajn e ka pasur mik dhe me të kishin raporte të mira ndër vite.

Ejupi ka thënë se me ish-drejtorin e AKP’së nuk kishin biseduar asnjëherë për blerjen e hotelit “Grand”.

Sipas tij, për privatizimin e Grandit - përkundër që kjo i takonte kësaj agjencise, - nuk ka vendosur Hasanaj.

Ejupi në “Komiteti” ka shtuar se për vendimin e bllokimit të shitjes së Grandit kishin vendosur politika e atëhershme.

Sipas tij, ndalja e hetimit mbi aferën e Grandit ka qenë politike dhe është ndërprerë pas vdekjes së Dino Hasanajt. /Express/