Gjystja dhe Ermal e kallin për Vit të Ri

Atmosfera ka qenë si më e mira me afër 1500 të pranishëm në koncertin e organizuar nga Behar Dedia në Bergich Gladbach afër Koln në Gjermani. Artistët më të mirë shqiptarë Gjyste Vulaj dhe Ermal Fejzullahu kanë krijuar për shumë orë një super atmosferë deri në orët e para të Vitit të Ri 2017.

Publiku i dashur dhe familjar janë ndjerë në një mbrëmje që nuk do ta harrojnë kurrë.

Në këtë natë të ndërrimit të viteve ishin të pranishëm edhe këngëtari Naim Smakolli dhe muzikanti Bes Prizreni, ndërsa artisten Gjyste Vulaj e ka shoqëruar si zakonisht Sokoli me mjeshtërinë e muzikës së tij.