Zidane flet për Cristiano Ronaldon
Zinedine Zidane ka thënë se Ronaldo meriton të fitojë çmimin e lojtarit më të mirë për vitin 2016, që do të dhurohet nga FIFA
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, tashmë ka fituar “Topin e Artë” dhe është në garë të fitojë edhe një tjetër çmim. Ai është në garë me Antoinne Griezmann e Leo Messin për çmimin “Lojtari më i mirë për vitin 2016”, që do të dhurohet nga FIFA.
Trajneri i CR7, Zinedine Zidane, ka thënë se Ronaldo e meriton të fitojë edhe këtë çmim, për shkak asaj që ka bërë gjatë vitit që lamë pas.
“Cristiano meriton çmimin e lojtarit më të mirë. Ajo çfarë ka bërë gjatë vitit 2016, është unike”, tha fillimisht Zizu.
“Nuk mendoj se ka ndonjë që dyshon në potencialin e Ronaldos. Është normale që ai gjithmonë të garanton debate dhe të tjerët flasin për të”, shtoi Zizu.
Ronaldo nuk do të luajë nesër kundër Sevillas, pasi Zizu ka vendosur ta pushojë atë. /Express/