Arrestohen 15 afganë dhe irakianë në afërsi të Kishës së Shtojit

Pesëmbëdhjetë persona, të kombësisë afgane dhe irakiane, janë arrestuar në mbrëmjen e 1 janarit në Ulqin.

Sonte në fshatin Shtoj të Ulqinit janë arrestuar 15 shtetas të Afganistanit dhe Irakut, merr vesh Gazeta Vijesti jozyrtarisht në Policinë e Ulqinit. 

Sipas burimeve, bëhët fjalë për disa familje me fëmijë, të cilet janë arrestuar tek Katedralja në këtë zonë, transmeton Gazeta Express.

Ata aktualisht janë duke u marrë në pyetje nga inspektorët e Policisë së Ulqinit. 

Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për kalim ilegal të kufirit, ndërkohë që nuk ka shenja se bëhet fjalë për kontrabandë me njerëz. /Express/