Balada më e bukur e fundvitit vjen nga Naser Bytyqi

“Ndarje pa kuptim” kështu quhet balada që sapo ka ardhur nga këngëtari Naser Bytyqi. Një këngë e bukur e punuar me tekst nga Dardan Foniqi dhe muzikë dhe orkestrim nga Joniad Banushi finalizuar me një klip shumë interesant realizuar në Tiranë.

Kjo është kënga e tij e katërt me videoklip, ndërsa si duket i shkojnë shumë balada pasi është e treta me rradhë e artistit. Naseri ka dashur ta finalizojë këtë projekt si për orët e fundit të vitit si dhuratë për fansat e tij, ndërsa kjo ka qenë edhe arseyja se pse ai nuk është parë nëpër programet festive duke besuar se një punë e mirë dhe një projekt kuptimtplotë duhet të ishte kjo këngë dhe video si fundvit.