Kosova furnizohet me 'eksplozivë' (VIDEO)

Rreth 70 mijë kilogram mjete piroteknike janë futur deri më tani në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Këto mjete, zyrtarisht mund të përdoren duke filluar nga sot, e deri pas ndërrimit të mot-moteve.

Zyrtarët, thonë se sivjet ka më pak mjete të tilla plasëse krahasuar me vitet paraprake, derisa kërkohet vëmendje e shtuar e prindërve në përdorimin e tyre.

Kjo pas parasysh që në vitet e kaluara ka pasur mjaft raste, kur përdoruesit, qofshin fëmijë apo të rritur kanë përfunduar në spital.