Zemaj: Vrasjet e aktivistëve të LDK-së dhe ushtarëve të FARK-ut, në Gjykatën Speciale (Video)

“Shumë luftarëve të FARK, që kanë qenë krah i armatosur i LDK-së, është munduar të iu hiqen merita për luftë dhe madje është thënë që mos me u përfshi edhe në listat e veteranëve”.

Kështu ka thënë deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në Rrokum Roll.

Zemaj ka thënë se me kohë janë demaskuar  veprimet e disave që janë fshehur pas tri shkronjave të arta të UÇK dhe pas dëshmorëve.

“Ambiciet e tyre kanë qenë më shumë personale dhe për ardhjen në pushtet”, thekson Zemaj, ndërsa shton se e vërteta del në shesh gjithmonë.

Zemaj ka sqaruar se lëndët për vrasjen e aktivistëve të LDK-së dhe ushtarëve të FARK-ut që janë në duart e EULEX mund të jenë pjesë e Gjykatës Speciale.