ISIS: Luftëtari ynë kreu sulmin në Berlin
Grupi militant, Shteti islamik (ISIS), ka thënë se njëri nga militantët e tyre kanë kryer sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ku u vranë 12 persona dhe u plagosën 49 të tjerë.
Identiteti i sulmuesit, megjithatë nuk është bërë publik dhe këto pretendime të grupit militant nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur, transmeton Express.
Sot gjatë ditës, autoritetet gjermane kanë liruar të dyshuarin e vetëm të sulmit me kamion në Berlin, për shkak të mungesës së provave.
Prokurorët gjermanë kanë thënë se Naved B, pakistanez, nuk duket se ka pasur lidhje me organizata terroriste.
Zyrtarët gjermanë kanë thënë se nuk sulmuesi apo sulmuesit e Berlinit mund të jenë në arrati./Express/