Xhemajlaj: Kam pritur rezultat më të mirë, por do rikandidoj përsëri

Xhemajlaj tha se do të rikandidon përsëri për kryetar të Drenasit.

Kandidati Isa Xhemajlaj, tha se realisht ka pritur një rezultat shumë më të mirë, por duhet pasur parasysh që ka pasur ndikime nga jashtë.

Ai falënderoj të gjithë qytetarët për gjithë përkrahjen që i kanë dhënë gjatë fushatës.

“Nuk ka qenë aspak e lehtë për qytetarët e për gjithë atë presion dhe atë trysni”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu e falënderoj AAK-në dhe AKR-në se ishin për ndryshime, por tha se i vien keq që Drenori nuk e vazhdoj ndryshimin por e la aty ku mbeti.

“Në këto zgjedhje fitoj Demokracia fitoi qytetari i Drenasit. Në do të shihemi prapë, do të vazhdoj rrugën për ndryshimin e Drenasit”, u shpreh ai.

Xhemajlaj tha se do të rikandidon përsëri për kryetar të Drenasit. /Lajmi.net/