Trepça, fuqia e dytë e hendbollit kosovar

Trepça është fuqia e dytë e hendbollit kosovar. Mitrovicasit e kanë mposhtur mbrëmë Vëllaznimin me lehtësi, 33:24, për të kaluar në pozitën e dytë në tabelës.

Mitrovicasit kanë dominuar qysh në pjesën e parë, të cilën e mbyllën 16:8. ndërkaq, derbi në mes Dritës dhe Kastriotit ka përfunduar baras, 31:31, shkruan zeri.info.

Besa Famiglia e ka mundur Llapin në udhëtim, kurse Prishtina po ashtu nuk hasi në vështirësi ndaj Zhegrës. Kurse, Vushtrria e fundosi edhe më shumë Drenicën.

Rezultatet: Trepça – Vëllaznimi 33:24, Prishtina – Zhegra 37:29, Drita – Kastrioti 31:31, Drenica – Vushtrria 28:32, Llapi – Besa Famiglia 22:30. Tabela: Besa Famiglia 28 pikë, Trepça 21, Kastrioti 20, Drita 20, Prishtina 19, Vëllaznimi 12, Zhegra 8, Vushtrria 8, Llapi 3 e Drenica 10. /Zëri/