Tension para selisë së KSHZ-së, forca të shumta policore në Shkup (Video/Foto)
Jashtë selisë së KSHZ për momentin është e tensionuar nga shkaku se disa dhjetëra militantë të VMRO-DPMNE janë duke brohoritur “Hajdutë, hajdutë”, “Maqedonia, Maqedonia”, “VMRO VMRO”. Para KSHZ-së shihen edhe forca të shumta policore.
Ata paralajmërojnë se nëse u merret fitorja zgjedhore e partisë së tyre, populli do të tregojë zemërimin në një mënyrë ndryshe.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri tani hedhur poshtë shtatë ankesat e BESËS, dhe për një ankesë vendosi të kërkojë ekspertizë.
Protesta filloi menjëherë pas vendimit, por edhe në rrjedhën e diskutimit për tetë ankesat e LSDM-së. Deri tani janë hedhur poshtë dy ankesa të LSDM-së./TetovaSot/