UP-ja pranohet në Agjencinë Universitare të Frankofonisë
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, është pranuar në Agjencinë Universitare të Frankofonisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti Hashim Thaçi përmes profilit të tij në Facebook, ku thotë se anëtarësimi në këtë agjenci, sjellë shanse për bashkëpunim internacional.
“Sapo mora lajmin për pranimin e Universitetit të Prishtinës në Agjencinë Universitare të Frankofonisë, në cilësinë e anëtarit të asociuar. Ky anëtarësim hap mundësi të reja të bashkëpunimit ndërkombëtar, e veçanërisht me botën akademike frankofone”.
Agjencia Universitare e Frankofonisë, është një rrjet global i institucioneve të larta edukative frëngjisht-folëse, e themeluar në Montreal të Kanadasë në vitin 1961.