Conte dëshiron Laxaltin tek Chelsea

Mesfushori uruguaian, Diego Laxalt është në listën e emrave të dëshirave të Antonio Contes për afatin kalimtar të janarit, mirëpo Genoa nuk dëshiroj që të bisedoj për lojtarin deri në verë, transmeton “Zëri.info”.

Trajneri italian e dëshiron lojtarin nën urdhrat e tij, sipas agjentit të lojtarit 23 vjeçar, Vincenzo D’Ippolito.

Chelsea megjithatë duhet të presë deri në verë për të filluar negociatat me klubin e Genoas.

“Genoa ka besim në të, mirëpo gjithmonë ekziston mundësia që të shitet nëse shfaqet oferta e duhur.Ai nuk do të largohet në janar, megjithatë në fund të sezonit klubi do të jetë i hapur për klubet e interesuara”, tha D’Ippolito për Calciomercato./ZËRI/