Ibrahimovic ia dhuron fitoren Unitedit (VIDEO)
Manchester United ka fituar 2:1 ndaj Crystal Palace në udhëtim.
Manchester United ka shënuar fitore të vështirë prej 2:1 ndaj Crystal Palace, për të arritur kështu fitoren e dytë më radhë në Premierligë.
Unitedi kaloi i pari në epërsi me golin e Paul Pogbas në sekondat e fundit të pjesës së parë, por Palace u përgjigj në pjesën e dytë me golin e James McArthur.
Në minutat e fundit të takimit në skenë doli sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi golin e dytë dhe të fitores.
Pas kësaj fitoreje, United mbetet në vendin e gjashtë me 27 pikë, 13 më pak se sa Chelsea në vendin e parë.
Zg601 by enjoylivehdi
Ja4244 by enjoylivehdi