Foto e rrallë e Hashim Thaçit dhe Mujë Krasniqit

Një foto e rrallë e Hashim Thaçit dhe Mujë Krasniqit.

Pa dyshim kjo fotografi është shkrepur në kohën më kritike për Kosovën.

Në ketë fotografi shihet, Hashim Thaçi bashkë me ish- luftëtarin e UÇK-së, tashme të ndjerin Mujë Krasniqi në kohë e luftës, raporton "Zeri.info".

Ndërkohe, presidenti Hashim Thaçi, sot përmes një postimi në Facebook ka kujtuar luftën dhe rezistencën e Mujë Krasniqit për çlirimin e Kosovës. Ai thotë se Mujë Krasniqi ishte ndër fytyrat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

“Mujë Krasniqi, duke qenë ndër fytyrat e para të UÇK-së, u bë frymëzues i ushtarëve për të luftuar dhe vazhduar rezistencën për çlirimin e Kosovës. 18 vjet më pas, sakrifica, veprat e tij dhe të bashkëluftëtareve, janë dëshmi e atdhedashurisë dhe frymëzim për gjeneratat e ardhshme. Është përgjegjësi e jona si institucione dhe qytetarë që të kujdesemi edhe më shumë për vlerat, për të cilat ata janë flijuar. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Zeri/.