Skandal: Skenderaj falsifikon emrin e lojtares në ndeshjen ndërkombëtare! (FOTO)
Skandalet në sportin kosovar nuk kanë të ndalur. Madje, një i tillë ka ndodhur sot në ndeshjen ndërkombëtare mes klubit të Volejbollit Skenderaj dhe Vasas Obuda të Hungarisë, në kuadër ‘CEV Challenge Cup’.
Për të pasur sukses në një ndeshje të tillë, klubi drenicas është “përforcuar” me një lojtare të Ferizajt, e cila njihet mirë tek dashamirët e volejbollit. Është kjo Vildane Jashari, e cila është edhe trajnere. Ajo është lojtare e Ferizajt dhe trajnere e junioreve të këtij klubi. Por, e njëjta, duke luajtur sot për Skenderajn, dhe që po e barte numrin 3. E veçanta dhe skandalja e krejt kësaj është se ajo po luante me emrin Ardiana Krasniqi, që me gjasë është ndonjë volejbolliste e Skenderajt, mëson ekskluzivisht Gazeta Olle.
Pra, Skenderaj ka shkuar aq larg, duke rrezikuar tej mase, për ta inkuadruar një lojtare, derisa në protokoll e paraqet me emër tjetër./Olle/