OKB: Siria ndoshta ka kryer 'krime lufte'

Siria dhe aleatët e saj, Rusia dhe Irani ndoshta kanë kryer krime lufte gjatë bombardimeve të fundit ndaj civilëve të cilët shpresonin të evakuohen nga Alepo lindore, ka thënë OKB-ja.

Marrëveshja që mundësonte evakuimin e mijëra civilëve, përfshirë të lënduarve dhe të sëmurëve, nga zonat e Alepos lindore që kontrollohen nga rebelët ka ngecur, transmeton Klan Kosova.

Aktivistët sirianë thonë se sulmet ajrore rifilluan mbi territorin rebel ku mbeten të paktën 50.000 civilë.

OKB-ja tha se sulmet e qeverisë siriane dhe aleatëve të saj në një zonë “të mbushur me civilë” sipas të gjitha gjasave ” kanë shkelur ligjin ndërkombëtar të luftës”.