Humbja e tretë e Prishtinës në Ligën Ballkanike
Sigal Prishtina e ka pësuar humbjen e tretë këtë sezon në Ligën Ballkanike, shkruan zeri.info.
Bardhekaltrit janë mposhtur sonte nga KK Kumanovo me rezultat 86:68, në një ndeshje të cilën e dominuan maqedonasit.
Periudha e parë është mbyllur 22:15 për vendësit, ndërsa në atë të dytë më të mirë ishin prishtinasit, 20:14.
Mirëpo, 10 minutëshi i tretë ishte fatal për kampionin e Kosovës dhe të Ligës Ballkanike, pasi atë e fituan mikpritësit 30:17, ndërsa e konfirmuan dominimin edhe në periudhën e fundit, të cilën e fituan 20:16, për të fituar në fund me 18 pikë dallim.
Prishtinasit i kanë dy fitore dhe tri humbje këtë edicion në Ligën Ballkanike. /Zëri/