Gecaj: Kryeministri Mustafa vepron me fuqinë e ligjit dhe të arsyes

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bejram Gecaj, ka thënë se deklarimi i kryeministri Mustafa për "murin" nuk është "as mish e as peshk", por është një deklarim i një kryeministri të përgjegjshëm dhe të pjekur politikisht.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Mustafa vepron me fuqinë e ligjit dhe të arsyes, e jo të emocionit dhe të ngulisë.

“Deklarimi i Kryeministrit Mustafa për "murin" nuk është "as mish e as peshk", por është një deklarim i një kryeministri të përgjegjshëm dhe të pjekur politikisht, i cili vepron me fuqinë e ligjit dhe të arsyes, e jo të emocionit dhe të ngutisë’, ka shkruar Gecaj. /ZERI/