Bie meteori, tronditet toka në Spanjë (VIDEO)
Ky është momenti kur një meteor u përplas me tokën në pjesën jugore të Spanjës, ndërsa turistët mbetën të shokuar nga ajo që panë.
Turistët dhe banorët e Costa Del Sol e përshkruan topin e madh të shndritshëm si një tërmet.
Dëshmitarët thanë se toka u trondit dhe ngjante njësoj si një shpërthim.
Meteori ra në një zonë të pabaanuar dhe fatmirësisht nuk shkaktoi viktima.