Shtyhet seanca për rastin ‘Toka’

Seanca gjyqësore ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve e njohur si rasti "Toka", është shtyrë për ditën e enjte, kjo pasi që ka munguar Hajrullah Berisha, njeri ndër 39 të akuzuarit në këtë rast, raporton “Zeri.info”.

Prokurori i rastit, ka thënë se Hajrullah Berisha, nuk ka qenë as dje prezent në seancë dhe për këtë ka kërkuar nga gjykata që të lëshoj një urdhër arrest për arrestimin e të pandehurit Berisha, me ç'rast ka kërkuar që seanca e sotme të shtyhet për ditën e enjte.

“Për të pandehurin Hajrullah Berisha, kërkoj që ta lëshoni një kërkesë për arrest, ai jo vetëm që nuk ka qenë dje prezent, mirëpo, ai e ka shkelur edhe masën kufizuese që është caktuar ndaj tij që të mos largohet nga vendi. Andaj, sugjeroj që të shtyhet seanca e sotme që të shqyrtohet mundësia për arrestimin e të pandehurit Berisha", ka thënë prokurori i kësaj çështje penale, raporton “Zeri.info”.

Ndërkaq, avokati i Hajrullah Berishës, Ramiz Krasniqi, ka thënë se nuk e din se ku ndodhet klienti i tij

“Ju kam njoftuar me shkrese në lidhje me kontaktet që i kam pasur me të, ne jemi marrë vesh që të paraqitet ne seancën e djeshme, ai nuk është paraqitur, prandaj, unë dje ju kam lajmëruar me shkresë, për të qenë i sinqertë unë nuk e di se ku është, unë e kam siguruar një numër të telefonit për të komunikuar më të”, ka thënë avokati Krasniqi.

Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Arcadiuss Sedek, e ka mbështetur kërkesën e prokurorit për shtyrje të seancës për ditën e enjte me ç'rast ka thënë se do të lëshoj urdhërarrest për arrestimin e Hajrullah Berishës. /Zeri