Muri nuk po rrënohet, po shkurtohet!

Kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, ka thënë se muri i ngritur në cep të urës së Ibrit nuk po rrënohet dhe nuk do të rrënohet, por ai do të shkurtohet për rreth 70 centimetra. Ky shkurtim, sipas tij, është në bazë të marrëveshjes për ridizajnimin e murit të arritur në mes të palëve në Zyrat e BE-së, në Prishtinë

Informacionet se ka filluar rrënimi i murit në cep të urës së Ibrit, i ngritur nga serbët pak ditë më përpara, janë demantuar nga zhvillimet në vend. Edhe qytetarët të shumtë të Mitrovicës, të cilët ka tri ditë që nga afër po i përcjellin zhvillimet rreth këtij muri të ngritur befasisht, thonë se nuk ka filluar asnjë punë për rrënimin e murit.

Gjendja në vend tregon se punëtorët e një kompanie serbe të Zveçanit, e cila edhe e ka ndërtuar murin ka nisur ta ulë atë për disa centimetra dhe kjo punë (shkurtimi i murit), pohohet të ketë nisur me urdhër të kryetarit të Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, i cili dëshiron të tregojë se do ta zbatojë marrëveshjen e arritur në Prishtinë në mes të palës serbe dhe asaj shqiptare, si dhe përfaqësuesve të BE-së në Prishtinë, sipas të cilës muri do të ridizajnohet, që nënkupton që ai të ulet dhe të shndërrohet në amfiteatër. (Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri ose versionin online me parapagim online.zeri.info)