Humbje e thellë e partive shqiptare në Maqedoni

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që janë mbajtur sot në Maqedoni, në bazë të rezultateve të deritanishme, shqiptarët kanë humbur shumë, raporton “Zeri.info”.

Deri më tani shqiptarët e Maqedonisë kanë arritur ti sigurojnë vetëm 18 ulëse në Kuvend.

Ndërkaq në vitin 2008, shqiptarët në Kuvendin e Maqedonisë kishin 29 ulëse, që i bie 11 deputetë shqiptarë më pak ka Kuvendi i Maqedonisë, raporton “zeri.info”.

Sipas të dhënave që ka siguruar “Zeri.info”, VMRO-DPMNE dhe LSDM-ja kanë nga 51 deputetë secila. 

Ndërkaq, në këto zgjedhje partitë shqiptare kanë arritur ti sigurojnë kaq vende:

BDI- 8 deputetë,

Lëvizja Besa, 5 deputetë,

LR PDSH,  3 deputetë

PDSH vetëm 2 deputetë