VMRO e Nikolla Gruevskit nuk deklarohet për media

Partia e Nikolla Gruevskit, VMRO është partia e vetme që nuk ka dhënë deri më tash asnjë deklaratë publike, lidhur me zgjedhjet parlamentare të mbajtura sot.

Nga partia e Nikolla Gruevskit nuk u përgjigjen telefonatave të gazetarëve, raporton Express.

Përveç kësaj as nuk ka dalë ndokush në selinë partiake për të treguar se çfarë janë rezultatet e deritashme.