Hyseni: Është detyrë e jona që t’i luftojmë dukurit negative
Kryetarët e Komunave kanë bërë punë të shkëlqyeshme në përkrahjen e këtyre komunave dhe rezultatet janë të dukshme në luftimin e ekstremizmit dhe kjo është rezultat i forumeve. Kështu tha, Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni gjatë takimit që ka mbajtur me kryetarët e komunave të Kosovës.
Ai tha se si shoqëri e kanë për obligim që të angazhohen në parandalimin e këtyre çështjeve negative.
“Kryetarët e komunave kanë bë punë të shkëlqyeshme në përkrahjen e këtyre komunave. Rezultat janë në evidente ne kemi një seri rezultate të dukshme në luftimin e ekstremizmit dhe kjo është si rezultat i forumeve. Dhe unë do të theksoj se do bëjmë shumë më shumë në luftimin me qenie njerëzore, luftimin me lëndë narkotike sidomos në shkollat tona që janë rinia mes moshës 16-18 është kjo moshë që targatohet për lënde narkotike. Si shoqëri e kemi obligim të angazhohemi në parandalimin e këtyre çështjeve”, tha Hyseni.
Ai tutje tha se Policia e Kosovës po bënë një punë të shkëlqyer.
“Policia e Kosovës edhe pse bën punë të shkëlqyer zakonisht në 90 përqind të rasteve merret me pasoja. Kur kemi të bëjmë me viktima të abuzimit seksual, abuzues së lëndëve narkotike, roli o parandalimit është thelbësor. Në shkollë, familje, xhami, kishë të mos kursehemi ta ngrisim zërin në këtë forume, sot po e lansojmë strategjinë nacionale në organizimin e këshillave në bashkësi dhe forumeve të tjera”, tha Hyseni.