Rezarta Shkurta sjell këngë për bashkëshortin në burg (Video)

Këngëtarja e rikthyer rishtas në publik, pas daljes në emisionin “Xing me Ermalin”, duket se i kishte bërë mirë llogaritë.

Intervista e 28-vjeccares kur për herë të parë foli publikisht për ngjarjen që i ndodhi bashkëshortit të saj, Ermal Hoxha, i cili vazhdon të gjendet prapa hekurave, mendohet se qe pjesë e një strategjie për të fituar vëmendjen.

Dhe tashmë që e ka, pas deklaratave kontraversiale, Rezi jep lajmin e vazhdimësisë së karrierës si këngëtare.

Pavarësisht trazirave në jetën private, këngëtarja nga Durrsi duket më e fortë. Aq më tepër që kënga re i dedikohet partnerit të saj, babait të Herës. E po ashtu, si njëherë e një kohë, ish miss-i nuk i ka lënë mënjanë shfaqjet sensuale. Me një fustan të kuq të çarë, Rezarta Shkurta tregon jo pak nga feminiteti i saj në klipin e publikuar.

 

"Gjysma ime" Ermalit qe eshte muza ime... Kjo nuk eshte thjesht nje kenge per mua, por eshte nje copez e shpirtit qe une vendosa ta ndaj me publikun qe me ka mbeshtetur gjithmone edhe ne furtune... Faleminderit Alex qe hyre ne shpirtin tim dhe shkruajte nje tekst kaq te ndjer... Faleminderit per kete perl @elgitdoda & @darkodimitrov Gjithashtu @maxproductional te cilet kan realizuar jo thjesht nje video klip por nje veper arti. @diamond_dental qe mundesuan realizimin e ketij projekti Gjithashtu @zaimina_vasjari_store @bel_eve_ dhe @lusi.wedding qe mundesuan veshjet Dhe @arber_bytyqi_Mua & @egzon_hair_stylist 💄🙏🏼❤️

A video posted by Rezarta Shkurta🦂 (@rezartashkurta) on