Krasniqi e quan Thaçin 'mashtrues ordiner'
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së presidentit Hashim Thaçi në fushatën e PDK-së në Drenas.
Krasniqi, që Thaçin e quan “kumbara” i tërheqjes së Naim Bazajt nga gara për kryetar dhe kthimin e tij në radhët e PDK-së, thotë se në këto momente Thaçi po rri në Drenas dhe kjo është jashtë çdo morali, dhe banorët e Drenasit duhet të distancohen.
Ky është postimi i plotë:
PRESIDENTI NE FUSHATË PËR PDK-NË
Dje, Presidenti, kumbara i “marrëveshjes”: Baza – Lladrovci, është parë me aktivist të PDK-së.
Sot Presidenti, në këto momente është në Familjen e Rrukiqëve në Drenas.
Këto takime vijnë pas Darkës me arsimtaret e Drenasit.
Presidenti, jashtë çdo morali është bërë pjesë e fushatës.
Qytetarët e Drenasit e të gjithë Kosovës duhet te distancohen nga këta mashtrues ordiner!
Kjo është nderhyrje flagrante në procesin zgjedhor në Drenas.
Kjo sjellje antikushtetuse reflekton frikë!
Frikë nga vota e lirë e qytetarëve te Drenasit!