Pogba ndëshkohet për simulim, ndërsa Mou përjashtohet pas këtij gjesti (Video)

Ndeshja mes Manchester Unitedit dhe West Hamit ka filluar me gola, por edhe me kartonë.

Pas dy golave të shpejtë në takim, Paul Poba u ndëshkua me karton të verdhë pasi simuloi, kurse trajneri Jose Mourinhu u përjashtua.

Teknikun portugez e tradhtuan nervat dhe gjatë protestës ai goditi me këmbë një shishe të ujit dhe këtë nuk e toleroi gjyqtari.

Golin për Man Utd e shënoi Zlatan Ibrahimovic, i cili u asistua nga Pogba. /Telegrafi/