Premierë: Mimoza Mustafa dhe Shkumbin Kryeziu rikthehen me “Qelibar” (Video)

Këngëtarët e njohur të muzikës shqiptare Shumbin Kryeziu dhe Mimoza Mustafa kanë shënuar rikthimin e tyre në muzikë me këngën më të re “Qelibar”.

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Shkumbini, për orkestrimin është kujdesur Besim Baftiu, gjersa për mastering dhe post produksion Dritëro Shaqiri.

Videoklipi është realuzar nga produksioni “Labia Film” në bashkëpunim me Blerdi Malushin.

“Qelibar” ka risjellë më në formë se kurrë çiftin e njohur, i cili ndër vite kanë sjellë duete magjike së bashku dhe dhjetra hite. /Telegrafi/