Trump emëron gratë e para për kabinetin e tij
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar dy gra ndër të parat në administratën e tij në hyrje.
Është Nikki Haley, e cila është emëruar guvernatore e Karolinës Jugore si e dërguar e SHBA-ve në OKB, derisa Betsy Devos, është emëruar Sekretare e Arsimit, njofton Klan Kosova.
Që të dyja janë ish-kritike të Donald Trump, pasi Haley, njëhëerë kishte deklaruar se ‘’nuk është simpatizuese e republikanit Trump’’, ndërsa DeVos në një vend në Manhattan e quajti atë ‘’furacak’’.
Rivali kryesor presidencial e Donalt Trump, Ben Carson gjithashtu la të kuptohet se së shpejti do të emërohet për një post.
Përmes një statusi të publikuar në rrjeton social Facebook, ai ka thënë:
‘’Së shpejti do të jetë gati një njoftim për rolin tim në ndihmën për të bërë Amerikën të madhe përsëri’’ ka përfundauar Carson.