Molliqaj: Mjekët e familjes Dehari nuk janë lejuar të ekzaminojnë provat e vdekjes së Astritit

Sekretari organziativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj në konferencën e mbajtur për media ka thënë se ekspertët e mjekët ligjorë të familjes Dehari nuk janë lejuar të ekzaminojnë provat e vdekjes së Astritit.

“Ekspertët e mjekëve ligjorë të familjes nuk janë lejuar me i ekzanminu provat qysh janë lejuar mjekët ligjorë nga prokuoria. Mjekët nga familja e kanë ekzaminuar trupin por dhe jo provat rreth vdekjes së Astriti”, ka deklraruar Molliqaj, përcejllë zëri.info.

Ndryshe, ai ka thënë se janë të brengosur që policia është duke i përcejllur provat për vdekjen e Deharit, për shkak të deklaratave që ka bërë kjo polici më herët për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje. /ZERI/