Të burgosurve po ju shkelen seriozisht të drejtat (Video)

Janë identifikuar shkelje serioze të të drejtave dhe lirive të njeriut ndaj të burgosurve në Kosovë.

Gjithashtu, është thelluar edhe më tej fenomeni i korrupsionit dhe favorizimit nëpër burgje të Kosovës.

Kështu ka vlerësuar përfaqësuesi i Komisionit Evropian në Kosovë, Tomas Gnocchi, sot në një konferencë ku edhe u bë promovimi i projektit “Përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të burgosurve në Kosovë”, projekt ky i financuar nga Komisioni Evropian. /TribunaChannel/