Bebe Rexha mahnit publikun në nisje të MTV EMA 2016 (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka shkëlqyer në nisje të ceremonisë së çmimeve MTV EMA.

Rexha është prezantuesja e ceremonisë që po mbahet në Rotterdam të Holandës.

Ajo po ashtu është e nominuar në dy kategori dhe ka kënduar live këngën e saj hit “In The Name of Love” në bashkëpunim me Martin Garrix.