Rrezikoi jetën për 'Lejla', ja çfarë thotë Elvana (Video)

Dje është publikuar “LEJLA” një projekt që ka bashkuar Elvana Gjatën, Capital T dhe reperin 2po2.

Me muzikë e tekst nga Flori Mumajesi, bashkëpunimi i shumëpritur doli ashtu siç ishte menduar – thjesht perfekt.

Klipin të cilin e ka realizuar produksioni MAX nga Shqipëria, shfaq Elvanën mbi trenin me ngjyrën “Lejla”, mbi të cilin këngëtarja kërcen edhe pse ai është duke ecur me shpejtësi, njofton Klan Kosova.

E pikërisht për këtë, Elvana para pak çastesh shfrytëzoi llogarinë e saj në Instagram për të falënderuar bashkëpunëtorët por edhe për të thënë se rrezikoi jetën për këtë pjesë “për të cilën ja ka vlejtur”.

Vlen të përmendët se kjo këngë është duke u shpërndarë jashtëzakonisht shumë nga fansat dhe kolegët e treshes së famshme, në mediet sociale, e në youtube shikimet veç kanë filluar të rriten.

 

"A po don mo?Ti ca po don mo?Krejt i kam bo,une per ty i kam bo!" Faleminderit @iamflorimumajesi @truekapo @besnik2po2 @andygramm @valdrinsahitiofficial Si cdo here nje pune e bere me dashuri,ndoshta kete here duke rrezikuar dhe jeten,por ja vlen..Enjoy!

A video posted by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on