Veseli: Toleranca fetare, vlera më e madhe që shquan shoqërinë dhe vendin tonë

Me rastin e 200 vjetorit të Lëvizjes Protestante mes Shqiptarëve, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në akademinë solemne të organizuar nga Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës, transmeton “Zeri.info”.

Veseli ka thënë se toleranca fetare dhe bashkëpunimi i shkëlqyer i të gjitha besimeve, është një ndër vlerat e mëdha që shquan shoqërinë dhe vendin tonë.

Veseli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", ka përmendur edhe figurat e njohura shqiptare që i përkasin këtij komuniteti e të cilët kanë luajtur një rol kyç gjatë Rilindjes Kombëtare, transmeton "Zeri.info".

Postimi i plotë i Veselit:

Toleranca fetare dhe bashkëpunimi i shkëlqyer i të gjitha besimeve, është një ndër vlerat e mëdha që shquan shoqërinë dhe vendin tonë.

Kjo u dëshmua edhe sonte, në shënimin e 200 vjetorit të Lëvizjes Protestante mes shqiptarëve, një ngjarje kjo e konsideruar historike, edhe për kulturën shqiptare.

Nga gjiri i këtij komuniteti kanë dalë figura të shquara të popullit tonë, si Kostandin Kristoforidhi, Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi apo motrat Qiriazi, të cilët kanë luajtur një rol kyç gjatë Rilindjes Kombëtare.