Dardan Sejdiu kritikon Muhamet Mustafën

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka reaguar ndaj deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa.

Mustafa ka thënë se në bisedime e Brukselit do të duhej që pala kosovare në fund tua faturoj borxhin e “Trepçës”, sepse ajo është shfrytëzuar gjatë kohës së okupimit nga shteti serb. Mustafa theksoi se këto borxhe kanë qenë të parapara të paguhen nga Serbia qysh para lufte në një afat 10 vjeçar.

E lidhje me këtë, Sejdiu ka thënë se nuk kanë kaluar as 24 orë  dhe e vendosën Trepçën si temë në Bruksel.

“Në vend sovranizimit e zhvillimit të Trepçës këta e privatizojnë dhe e bëjnë pjesë të negociatave me Beogradin. Profesorët e ekonomisë ne misionin e shkatërrimit te ekonomisë”, ka thënë Sejdiu. /ZERI/