Haradinaj: Të mos vazhdohet më dialogu, ta luftojmë korrupsionin

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se dy partitë në pushtet PDK e LDK nuk duhet të eksperimentojnë tash e tutje me Kosovën, përcjell Zëri.info.

Ai në një konferencë për media, ka thënë se dialogu i cili tanimë po vazhdohet, duhet të ndërpritet si i tillë dhe autoritetet kosovare të përqëndrohen në tema më urgjente.

“Mos të vazhdohet dialogu i tillë por duhet të vazhdojnë të punojnë që ta kemi një ushtri”, ka deklaruar ai.

Haradainaj tutje, ka kërkuar që të punohet sipas ligjit.

“Pas një kohe peng që kanë mbajtur Kosovën kërkojmë që më tutje të mos eksperimentojnë, por të vazhdojnë të punojnë të punojnë me ligj në vend dhe në luftimin e korrupsionit”

Ndërkaq, lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka vlerësuar se qeveria aktuale ka dështuar totalisht.

“Besoj koha është të ndryshojmë qasje ndaj vendit. Kosova vazhdon të mbetet me punë nën zero. Probleme tëshumta dhe kjo dëshmon se kjo qeveri ka dështuar”, është shprehur ai në po këtë konferencë.

Siç Limaj ka potencuar, me angazhimin e opozitës do të arrijë të ndryshohet situata në vend.

“Ky do të jetë anagzhimi ynë dhe ju do t’i shihni temat që do t’i ngrisim dhe do të vazhdojmë ta ndryshojmë vendin”, ka shtuar tutje ai. /Zëri