Mata për ‘problemet’ me Mourinhon: Janë thënë shumë gënjeshtra

Juan Mata është rikthyer të flas për ‘problemet’ me Jose Mourinhon

Mesfushori i Manchester Unitedit, Juan Mata, ka bërë të ditur se shumë gjëra janë thënë të pavërteta për marrëdhënien e tij me ish trajnerin e Chelseat, Jose Mourinhon, shkruan Gazeta Express.

“Marrëdhënia ime me Mourinhon asnjëherë nuk ka qenë e keqe”, tha Mata.

“Shumë gënjeshtra janë thënë që kur Jose Mourinho erdhi në klub gjatë verës”, theksoi më tej spanjolli, i cili shtoi. “Më shqetësonte shumë se çdo ditë më duhej të lexoja dhe dëgjoja gjëra të pavërteta. Me të gjithçka është në rregull”.