Mustafa nesër raporton para deputetëve

Kryeministri Isa Mustafa nesër do të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për kodin telefonik shtetëror dhe për gjendjen aktuale në veri të vendit.

Interpelancat e kryeministrit janë thirrur nga opozita, konkretisht nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Interpelanca për kodin telefonik shtetëror është thirrur sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues.

Ndërsa interpelanca tjetër është  thirrur sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Kosovës