Transformimi i FSK-së nuk është në agjendë
Politika vazhdon të jetë pengesë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, ani pse kjo forcë i plotëson kushtet për të marrë detyra të reja. Qeveria thotë se ende s’kanë datë se kur do t’i procedojnë ndryshimet kushtetuese në Kuvend, që mundësojnë bërjen e ushtrisë, ndërsa opozita akuzon ekzekutivin për neglizhencë
Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës vazhdon të mbetet peng i politikës, kryesisht i pakicës serbe që dirigjohet nga Beogradi.
Kështu vlerësojnë anëtarët e dy taborëve, pozitës e opozitës, nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, duke qenë se kjo forcë, sipas tyre, tashmë i plotëson të gjitha kushtet për të marrë detyra të reja...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)