Politikanët gjeorgjian rrahën me grushte gjatë një debati politik që po transmetohej drejtpërdrejt (VIDEO)

Gjatë një debati politik që po transmetohej drejtpërdrejt, dy politikanë kishin humbur durimin dhe kështu kishin përfunduar duke u rrahur me grushte.

Pamjet ishin transmetuar drejtpërdrejt gjatë të enjtes mbrëma, kur dy deputetët Gjeorgjian u nxehen shumë gjatë debatit dhe përfunduan duke u rrahur keq, transmeton Telegrafi.

Vendi është duke u bërë gati për zgjedhjet që do të mbahen më 8 tetor, dhe duket se debati politik ua ngriti nervat politikanëve Vepkhia Gurgenishvili nga Partia e Lëvizjes Demokratike dhe Polad Khalikov.

Gjatë debatit që po transmetohej drejtpërdrejt, Khalikov mund të dëgjohet duke e quajtur kolegun e tij Gurgenishvilli “ndyrësirë”.

Në ato momente Gurgenishvili humbi durimin dhe e gjuajti me stilolaps ,dhe kështu pas disa sekondave që të dy u ngritën në këmbë dhe filluan të godasin njëri-tjetrin me grushte, duke e shndërruar studion televizive në arenë boksi.