Largohen edhe katër aktorë prej serialit ‘O sa mirë’? (Foto)

Pak ditë më parë, u raportua për largimin nga seriali ‘O sa mirë’ të disa prej emrave më kryesorë.

Por, një tjetër ‘goditje’ ka ardhur së fundmi. Sovrani.info ka arritur të zbulojë se pjesë e ”O sa mirë’ nuk do të jenë më as Linda Jarani (Shkodranja), Jonida Vokshi (Elizabeta), Besnik Krapi (Prizrenalia), Armend Ismajli (Rron Prishtinalia), Artan Korenica dhe Ilir Bokshi.

Mirëpo flitet që kësaj liste do t’i shtohet edhe një emër tjetër, Helidon Fino.

Ndryshe, së fundmi u larguan edhe Ylber Bardhi, Xhevdet Jashari, Edi Kastrati dhe Ema Uka.

Linda Jarani

Jonida Vokshi

Besnik Krapi

Armend Ismajli