EKSKLUZIVE: Drita me trajner boshnjak

FC Drita është bërë me trajner të ri. Klubi gjilanas ka arritur marrëveshje me trajnerin boshnjak, Amir Alagic, shkruan Zëri.

Siç njofton ky klub, ai është trajner me licencë profesionale A nga UEFA, ndërsa më parë ka qenë asistent-trajner në klube të mëdha si WFL Osnabruck dhe Werder Bremen.

Së fundmi ishte trajner i klubit, Carlstad United. Gjithashtu, Alagic ka qenë selektor i Bruneit.

“FC Drita me këtë trajner synon të sjellë profesionalizëm dhe përvojë ndërkombëtare brenda klubit. Qëllimi kryesor është ndërtimi i një filozofie të lojës në bazë të së cilës do të krijohet një identitet dhe mentalitet i ri”, shkruan klubi gjilanas në grupin e tij zyrtar në Facebook. Një ditë më parë, trajneri Sedat Pajaziti dha dorëheqje nga posti i trajnerit. /Zëri/