Në nëntor takimi i 5 bashkive shqiptare në Tiranë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, shpend Ahmeti, sapo ka bërë të ditur se në nëntor të këtij viti në Tiranë do të mbahet një takim me pesë komunat ndër-shqiptare.

Ky takim do ta mbahet më 26 dhe 27 nëntor në Tiranë, ku pjesëmarrës do të jenë përfaqësues nga Prishtina, Presheva, Ulqini, Tirana e Tetova, raporton “Zeri.info”.

Ahmeti ka thënë se ky takim do ti shërbej shumë komunave siç tha ai, ndërshqiptare.

I pari i Prishtinës, ka thënë se ky është takimi i parë që do të mbahet dhe në të cilin do të diskutohen problemet me të cilat ballafaqohen të gjitha këto komuna si dhe shkëmbimin e përvojave të këtyre komunave. /Zeri.info/