Nuk ishte Cozman ai që shtiu me armë në Noizyn (Video)

Burime të Insajderit brenda Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se reperi Ylber Abdullahu a.k.a Cozman ka qenë bashkë me vëllanë e tij, Ymer Abdullahu, që ka kompani të sigurimit të afërt dhe shokun e tij Albert Krasniqi, shef i kompanisë “Perparimi” kanë qenë të përfshirë në përleshjen me reperin nga Shqipëria Noizyn. Hetimet e para të Policisë bëjnë të ditur se plagosjen e Noizy-t e ka kryer shoku i Cozman, Albert Krasniqi.

Një javë më herët, reperi Cozman kishte postuar një fotografi në profilin e tij në Instagram, në të cili shihej nën shoqërimin e shokut të tij, Albert Krasniqi, me porosinë “Gully” apo “gryka”, por një javë pas, ata së bashku janë gjetur në një “grykë lufte”.

Bashkë me vëllanë e tij me të cilin para 21 muajve kishin publikuar një fotografi në të cilën shiheshin me armë në duar duke shkruar : “Skuadër e gangsterëve. Problem i dyfishtë”.

Dhe problemi ndodhi në të vërtetë. Të martën pasdite, Cozman, Albert Krasniqi dh Ymer Abdullahu, janë arrestuar për përleshje me armë me reperin Noizy, i cili mbeti i plagosur.

Policia tashmë ka arrestuar Cozman me vëllanë e tij Ymerin dhe Albert Krasniqin, janë arrestuar, ndërsa burime brenda Policisë bëjnë të ditur se gjuajtjen me armë dyshohet se e ka kryer Albert Krasniqi.

 

#shootintargets #professionalshot #reload #sunday 🔫🎯

A video posted by Albert Krasniqi (@albertkrasniq) on