Veseli: Pavarësisht rezultatit, gjithmonë duhet të jemi në mbështetje të sportistëve tanë që përfaqësojnë shtetin tonë

Kosova ka humbur sërish nga Sllovenia në garat kualifikuese për “Eurobasket 2017”. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 81-91.

Përkundër kësaj kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se gjithmonë duhet të mbështetën sportistët që e përfaqësojnë shtetin.

Ky është statusi i plotë i Veslit në profilin e tij në Facebook.

“Në Mitrovicë sonte bashkë me mijëra simpatizues bëra tifo për përfaqësuesen tonë në basketboll, e cila luajti shumë mirë ndaj Sllovenisë në sallën e sporteve në Mitrovicë”.

“Pavarësisht rezultatit, gjithmonë duhet të jemi në mbështetje të sportistëve tanë që përfaqësojnë shtetin tonë. Forca Kosova”!